Vrasja e shqiptarit në policinë greke, trupi do i nënshtrohet ekspertizës në Tiranë 

92

 

Moebel THEMA

pellumb marinkollaj

Miq të afërm dhe banorë të zonës, i kanë shprehur ngushëllime familjes Marnikollaj. Mbrëmjen e së shtunës, trupi i viktimës ka mbërritur në Shqipëri, ku sipas informacioneve nga familja i është nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore edhe në Morgun e QSUT-së për të zbardhur të vërtetën.

Djali i xhaxhait të 29-vjeçarit, Besnik Marnikollaj konfirmoi se ka qenë vëllai i viktimës  Artani, që me ndihmën e një avokateje greke ka arritur të gjejë trupin e Pëllumbit me datën 12 Korrik në varrezat e “Agio Anargioro” në Athinë për të cilin policia greke fillimisht ka mohuar të kishte dijeni.

Familja pretendon se autoritet greke kanë dashur ta varrosin  sa me shpejt për të humbur gjurmët në shkelje të hapur të afatit ligjor grek prej 30 ditësh që kufoma duhej të mbahej deri sa të vinin të afërmit.

Sipas tij, policia greke ka refuzuar të bashkëpunojë. Kontaktet me Pëllumbin familja i kishte humbur që në orën 1 të datës 3 Gusht, ku 29-vjeçari ishte paraqitur në fillim të muajit sipas urdhrit të gjykatës për të firmosur. Besnik Marnikollaj rrëfen se në trupin e kushëririt të tij vërehen shenja të shumta dhune që mund ti jenë shkaktuar nga policët grekë. Varrimi i Pëllumb Marnikollajt do të bëhet të hënën në orën 11:00.

Nga ana e saj, policia greke ka dhënë versionin e saj për vdekjen e 29-vjeçarit, nga Lezha, Pëllumb Nikoll Marnikollaj. Në një reagim të autoriteteve helene, pas kërkesës së bërë nga Ambasada shqiptare në Athinë thuhet se i riu shqiptar është hedhur nga dritarja e komisariatit të policisë.

“Viktima është hedhur nga dritarja, pasi e kuptoi se do ta arrestonin”, theksohet në reagimin e Policisë greke.

Sipas saj Pëllumb Marnikollaj kishte urdhra të tjera arresti që duheshin zbatuar.

Në versioni i policisë greke, thuhet se ngjarja ka ndodhur në 3 gusht, ora 14:30 në rajonin e policisë “Kato Patisia”. Ambasada shqiptare në Athine thotë se në ditët e ardhshme do të dal raportin përfundimtar.

Comments