Vrasje në Tepelenë, ekzekutohet nga kushëriri 

258

 

Moebel THEMA

Skene-Krimi-Policia-e-Shqiperise-645x358

Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Tepelenë.

Një i ri ka vrarë me armë zjarri kushëririn në fshatin Dhëmblan, të Tepelenës.

Sipas policisë, Gjergji Hasani, 36-vjeç ka vrarë me armë zjarrin 37-vjeçarin Altin Llani, pas një konflikti të çastit. Hasani është arrestuar. Kohët e fundit autori ka shfaqur shenja depresioni, thekson policia në njoftimin paraprak lidhur me ngjarjen.

Raportohet se viktima banonte në Fier dhe kishte shkuar në fshatin Dhemban, ditët e fundit.

Policia u njoftua për ngjarjen nëpërmjet një telefonate. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Syri.net/

Comments