ZAEV- SVOBODA: Zgjedhjet të jenë kredibile. Të respektohet dhe e drejta



Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe zv/kryetarja Radmilla Shekerinska pasditën e sotme në Vjenë është takuar me Hanes Svoboda, kryetar i Institutit ndërkombëtar për paqe në Vjenë.
“Është shprehur pajtueshmëri e përbashkët se patjetër të organizohen dhe zbatohen zgjedhje të rregullta parlamentare më 11 dhjetor, mbi nevojën e funksionimit të të drejtës dhe shtetit juridik, si dhe nevojës urgjente të kthimit të vendit në rrugën demokratike përmes zgjedhjes së qeverisë legjitime”, ka thënë Zaev.