Zhduket një djalë i moshës 13 vjeçare në Hasanbeg të Shkupit

252
fresco

midle
doroyt

Sipas mediave në Maqedoni një fëmijë i moshës 13 vjeçare është zhdukur ne Hasabeg të Shkupit.

Lajmi për zhdukjen e 13 vjeçarit ende nuk është zyrtar, ndërsa shumë familje të kësaj pjese po evakuohen për shkak të vërshimeve të shkaktuar nga shiu i madh në orët e vona të së shtunës.

Madje njoftohet se më shumë se 800 rrufe dhe vetëtima janë regjistruar sonte mbi Shkup.

Shiu i madh dhe moti me vranësira si ky i të dielës raportohet të mos jetë parë në rajonin e  Shkupit prej dekadash.

Reshjet intensive kanë vijuar me erë të fortë dhe për disa orë nuk është ndaluar shiu.

Comments