Zyrtarët amerikanë thirrje për tërheqjen e armëve bërthamore nga Turqia 

188

 

57b1b186c36188ad7e8b456b

Zyrtarët amerikan kanë bërë thirrje për tërheqjen e armëve bërthamore nga baza ajrore “Inçirlik” në Turqi, duke thënë se vendi është i paqëndrueshëm dhe se është shumë afër zonës së konfliktit në Siri.

Raporti i përgatitur nga qendra jofitimprurëse “Stimson” vë në pikëpyetje sigurinë e armëve bërthamore amerikane që po ruhen në bazën ajrore “Inçirlik”.

Pas grushtit të shtetit të dështuar ushtarak më 15 korrik autoritetet turke bllokuan plotësisht bazën “Inçirlik”, raporton “RT”. Ato prenë energjinë elektrike në objekt dhe ndaluan çdo avion të fluturonte brenda ose jashtë pistës ajrore.

“Nga pikëpamja e sigurisë, rreth 50 armë bërthamore amerikane po ruhen në Inçirlik vetëm 70 milje larg kufirit me Sirinë – tha raporti – Këto armë nuk po përdoren në fushën e betejës  dhe sot janë më shumë një detyrim sesa një  pasuri e aleatëve tanë të NATO-s”.

Comments