“Fantazma e djalit që më vdiq më erdhi në shtëpi”: deklarata shokuese e aktores Kym Marsh


Aktorja angleze Kym Marsh foli në studion e emisionit “Loose Women” për praninë e një fantazme në dhomën e saj dhe se ajo ishte e bindur se ishte djali i saj i vdekur, Archie. Në vitin 2009, Archie Jay Lomas, lindi 18 javë para kohe, në 11 shkurt dhe vdiq pak momente pas lindjes, shkruan The Sun, citon Syri.net.
Spektatorët dhe të ftuarit në shfaqje ngrinë dhe heshtën kur ylli i “Corrie” tregoi për zhurmat që vinin nga dhoma e vajzës së saj Polly. Megjithatë, ajo tregoi se kur djali i saj i madh Davidi shkoi për të kontrolluar dhomën e së voglës, zbuloi se ajo ishte duke bërë një gjumë të thellë.
Zhurma vazhdoi edhe më vonë, që siç e përshkroi Kim dëgjohej sikur “dikush hidhej lart e poshtë në katin e sipërm” ndërkohë që llampadari në dhomën poshtë dridhej.
Por moment më i frikshëm erdhi pak më pak kur Kim, me vajzën Emily në krah dhe djalin David të ulur tek spektatorët, tha se filloi të dëgjonte të qarën e një fëmije. Ajo tha: “Nuk ishte Polly. Ju e dini kur fëmija juaj ka qarë. Ajo nuk ishte e qara e saj.”
Aktorja pastaj tha se e kuptoi se ajo ishte minuta kur lindi djali i saj i ndjerë dhe se kjo ishte prania e tij në shtëpi. Ai ishte duke dërguar një mesazh që “mos i harroni balonat”- një traditë e familjes për të kujtuar të vegjlit.”
Kym ishte ftuar në panel nga vajza e saj Emily, që ka nisur karrierët si muzikante. Djali i saj David ishte aty në sallë për të mbështetur nënën dhe motrën e tij.
Catherine Tyldsley përkrahur pretendimet e Kym dhe tha: “ Unë besoj në mënyrë absolute që Archi është me Kim dhe do të jetë gjithmonë.”/Syri.net