2po2 zbulon projektin e radhës [Foto]
Është fjala për 2po2, ku së bashku me artistin Ylli Limani, para disa muajve kanë sjellë tri këngët e vjetra të tij “Gone Girl”, “Crazy Girl” dhe “Prishtinali” në version akustik, shkruan lajmi net.
Ndërsa, tani përmes rrjeteve sociale Besniku për të gjithë fansat e tij ka paralajmëruar një këngë të re që do lansohet së shpejti.
“CARTEL, së shpejti”, ka shkruar ai.
Kënga “Dritat” në bashkëpunim me Yllin e që është realizuar me klip ka marrë afro 4 milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/


