50 persona të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Shkup

201
 

Moebel THEMA

1

Dhjetra pacientë janë trajtuar në spitalin e Shkupit “8 shtatori”, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shkupin me intesitet prej 5.3 shkallëve të Rihterit.

Mjekët nga spitali informojnë se ende po bëhen inçizmet e nevojshme e një pjese të pacientëve për të përcaktuar lëndimet, njofton TetovaSot.

Siç thanë ata disa pacientë u plagosën ndërsa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të fortë që goditi Shkupin.

Një pjesë prej tyre kanë rënë nëpër shkallë e shtëpisë apo ndërtesave, disa të tjera janë hedhur tarraca nga katet e poshtme.

Ambulanca vetëm për 2 orë ka ndërhyrë në 6 pacientë të lënduar nga tërmeti.

Të gjithë janë transportuar në spitalet në Shkup.

Qendra Emergjente në qendrën mjekësore janë pranuar dy punëtorë që gjatë tërmetit rreth 15:10 minuta kanë punuar në depo.

Comments