Youtube ndan mirënjohje për Adrian Gaxhën!
E suksesi që po arrinë duket se ka bërë që sot ai të pranoj mirënjohje nga ky kanal zyrtar, shkruan lajmi.net
Në fakt, në kanalin zyrtar të artistit në këtë ueb-faqe janë abonuar mbi 100 mijë persona dhe për këtë iu nda një dhuratë.
”Dhurata ime nga Youtube. Faleminderit të gjithëve për abonimin”, ka shkruar ai përkrah një fotografie të postuar në Instagram nëpërmjet të cilës i ka falëndëruar abonuesit.
Adrian Gaxha aktualisht po shijon suksesin e këngës ‘Lujmi krejt’ e cila në Youtube ka grumbulluar 6 milion klikime./Lajmi.net/


Comments are closed.