Jo vetëm me performancë, por edhe në dukje, Dua shkëlqeu sonte në Kiev [Foto]


Ajo performoi hitet e saj, teksa u paraqit me një koreografi fantastike, e cila ‘ndezi’ atmosferën para ndeshjes së madhe Liverpool-Real Madrid.

Përveç përformancës, ajo shkëlqeu edhe me paraqitjen e saj. Dua kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë, me një palë pantallona të shkurtër ngjyrë bronzi dhe atlete, ajo thjeshtë duket si kurrë më parë.

Ky është një nga sukseset më të mëdha të këngëtares e cila dita-ditës, po shënon kthesa të mëdha në karrierën e saj artistike./Indeksonline/


Comments are closed.