Policia dhe prokuroria e Strugës nuk kanë dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshati Pohum të Strugës, ku mbeti i vrarë 23 vjeçari Z.B, ndërsa i plagosur babai i tij me inicialet V.B.
Autori i vrasjes është bashkëfshatari i tyre U.V, 22 vjeç, i cili më pas është vetëdorëzuar në polici. Derisa organet hetuese nuk japin detaje, burime jozyrtare bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur si pasojë e një zënke paraprake për shkak të prerjes së drunjëve për ngrohje.
Policia tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.

