Xherdan Shaqiri i dhuron bakshish muzikantëve në Dibër (VIDEO)
Xherdan Shaqiri ka qenë mysafiri special në dasmën e frizerit të njohur Fitni Abdulovski në Dibër i cili është edhe frizer personal i Xherdanit.
Lojtari i njohur i kombëtares zvicërane nuk është ndikuar aspak nga kompleksi i asaj se si mund të paraqitet në media, pasi ka kërcyer e kënduar gjatë gjithë kohës.
Dhe në një moment, Shasa është treguar taman shqiptar duke i dhuruar bakshish muzikës.

