Bllokohen kamionët me perime nga Shqipëria, Panariti: sjellja e maqedonasve, e papërgjegjshme

Ministri shqiptar i Bujqësisë, Edmond Panariti, e ka quajtur këtë bllokim një veprim të papërgjegjshëm, pa baza dhe për qëllime të dukshme proteksioniste.
Ministri Panariti thotë se veprime të njëjta nga ana e Maqedonisë do të merren në shqyrtim nga një strukturë europiane, vendimi i së cilës do të zbatohet nga të dyja palët.
“Diçka e papërgjegjshme është bllokazhi që po na bën Maqedonia. E maskuar në standardet fitosanitare, është një masë haptazi proteksioniste. Vetëm nga bllokimi i dy kamionëve ka humbje 25 mijë euro me një dërgesë. Imagjinoni çfarë dëmi i madh shkaktohet. Ndaj në këtë pikëpamje ne duhet të përgjigjemi. Nuk është normale kjo, por brenda një logjike dhe arsyetimi shoh një lloj apatie dhe amullie, gati-gati të një shteti disfunksional. Jam përpjekur me qindra herë duke kërkuar arsyetim. Analizat dolën të pastra dhe ndaj nuk ka asnjë lloj baze që të ulësh traun. Le të marrim masa simetrike dhe të ndalojmë edhe ne transitin e tyre, por nuk është kjo rruga europiane. Rruga europiane është rruga e arsyetimit, rruga e standardeve”,- deklaroi ministri i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.


Comments are closed.