Vazhdojnë përplasjet Taravari – Bekteshi për koncesionin e gurores në Çegran!
Vazhdojnë përplasjet mes kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për dhënien e koncesionit të gurores në fshatin Çegran.
Taravari thotë se ministrat e BDI-së punë të parë e kanë ministër nuk kanë punuar gjë tjetër dhe se ministrat e BDI-së janë kukulla në qeveri.
“Djali i BDI-së thotë se ato kanë marrë leje aktvendime prej ministrave të BDI-së dhe një mendim prej Komunës së Gostivarit dhe kërkon që Komuna e Gostivarit ta mbulon komplet dëmshpërblimin nëse kërkon kompania. Thotë nuk e jep Ministria e Ekonomisë por e jep qeveria koncesionin, por Qeveri kush është nuk është Arben Taravari, Qeveri është Bekteshi”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili thotë se djali i BDI-së takohet dhe bisedon hapur me banorët dhe duke ofruar zgjidhje konkrete.
“Djali i BDI-së takohet dhe bisedon hapur me banorët (Çegranit dhe Llabunishtës)ndryshe nga ti. Unë erdha duke dhënë zgjidhje konkrete njëkohësisht duke ju mësuar ingerencat që i keni si komunë”, theksoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.


Comments are closed.