
Këshilli gjyqësor nuk do ta pres vendimin e gjykatës administrative, pas padisë së gjykatëses Lidija Nedelkova dhe ka mundësi që të përzgjedh kryetarë të gjykatës supreme dhe penale. Por, kryetari i Këshillit Gjyqësor ishte kontradiktor. Nuk u përgjigj se si do të veprojnë nëse Gjykata Administrative pranon ankesën e Nedelkovës se është vlerësuar dobët dhe pa bazë dhe ta ndërpresë përzgjedhjen e kryetarëve të këtyre gjykatave. Vetëm tha se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Administrative.
Ne si këshill gjyqësor konfirmojmë se vendimet gjyqësore patjetër të respektohen nga të gjitha subjektet, juridik apo fizik, pa marrë parasysh a është Këshill gjyqësor, ministri, gazetar apo gjykatës. Nëse ka vendim të plotfuqishëm gjyqësor sigurisht do ta respektojmë dhe do të veprojmë sipas tij – Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Këshilli gjyqësor sot hapi procedurë për shkarkimin e dy gjykatësve. Karaxhovski refuzoi të tregojë se nga cila gjykatë janë ata por Alsat M mëson se gjykatësit janë nga Gjykata Penale, njëri nga reparti penal ndërsa tjetri nga ai për kundërvajtje. Propozimet për vërtetimin e punës joprofesionale dhe të papërgjegjshme të gjykatësve vijnë pas nismës së këshillit për fakte të cilin e përbëjnë gjykatës të pensionuar, prokurorë dhe avokatë.
Nëse konstatohet veprim joprofesional dhe jopërgjegjës nga gjykatësit, ekziston instituti për shkarkim, nuk ka gradacion dhe procedura tjera dhe kjo na vështirëson punën – shtoi Zoran Karaxhovski.
Tanimë dy muaj po zgjat përzgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Penale dhe Supreme, Këshilli për herë të parë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerësoi kandidatët, ndërsa të pakënaqur nga ky vlerësim ishin gjykatësit Lidija Nedelkova dhe Ivan Xholev. Karaxhoski deri sot pohonte se deri në fund të janarit gjykata do të kenë kryetarët e tyre, por tani afatin e vazhdoi pa saktësuar se kur këshilli do t’i emërojë gjykatësit të cilët do të ulen në krye të këtyre dy institucioneve./Alsat-m


Comments are closed.