Atyre që ju dhemb shpirti për teatrin, ju kujtojmë…

483
fresco

Kujtese atyre qe ju dhemb shpirti per teatrin…
Kreu i ICOMOS-it, Giora Solar erdhi në Durrës dhe pa gërmimet në qendër të qytetit, tek ish-lulishtja “1 Maji”, u shpreh se zbulimi ishte më i rëndësishëm edhe se vetë Pompei, sepse tregonte për një vazhdimësi qytetërimi dhe traditash. Në vitin 2010, me firmën e ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj i PD, të Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe dhe drejtorit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik Roland Olli, mbi rrënojat e një lagjeje të tërë të qytetit antik të Durrësit, e cila mendohej ta kishte zanafillën qysh në shek. II para Krishtit u dhanë leje ndërtimi.I gjithë qyteti i Durrësit ishte dëshmitar për masakrën që po ndodhte në këtë zonë të rëndësishme arkeologjike, të gjithë panë se si u rrethua lagja antike, si u betonua dhe u ngritën para syve të tyre ndërtesat shumë-katëshe me garazhe nëntokësore.Por askush nuk e denoncoi këtë rast.

Comments