Ahmeti konfirmon ftesën e Hagës si dëshmitar
Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka konfirmuar se është ftuar nga Prokuroria speciale e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit dhe se ai ka pranuar ftesën si dhe ka ofruar bashkëpunimin me zyrtarët e Hagës, transmeton koha.mk.
“Të nderuar qytetarë,
Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.
Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.
Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, thuhet në profilin e Ahmetit në Facebook. (koha.mk)


Comments are closed.