Spasovski: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë çështje të padiskutueshme

331
fresco

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë diçka për të cilat askush nuk ka të drejtë të bisedojë, në asnjë moment. Për këtë nuk ka diskutime. Ne mund të diskutojmë të gjitha çështjet e tjera që janë me interes, por jo edhe për çështjet që janë identiteti ynë dhe gjuha jonë, tha sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, pasi vizitoi Zherovjanën, ku inspektoi ndërtesën e re të rindërtuar për departamentin e policisë.

Lidhur me negociatat me Bullgarinë, Spasovski theksoi se Qeveria po bën përpjekje për të arritur një kompromis mbi bazë të parimeve.

“Ne mbetemi të përkushtuar në rrugën tonë evropiane, ne do të bëjmë gjithçka për të realizuar këto aspirata evropiane. Si Qeveri, ne kemi treguar në vitet e kaluara që dimë si të zgjidhim çështje, të mbyllim çështje të vështira, dimë të hapim perspektiva për qytetarët, por duhet të jetë mbi baza parimore, në bazë të respektit për njëri-tjetrin, të pajtimit të ndërsjellë dhe këto janë parimet mbi të cilën do të duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Spasovski.

Comments