Kovaçevski për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë

217

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë. Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujërave Lupço Nikolovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdevski.

Në kuadër të agjendës së kësaj vizite zyrtare në Republikën e Serbisë, është planifikuar ceremoni e mirëseardhjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, si dhe takim tet-a-tet i Kryetarit të Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Dy delegacionet qeveritare, të kryesuar nga kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, gjatë vizitës zyrtare do të mbajnë një takim të përbashkët plenar, ku do të diskutohen tema me interes për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.

Comments