Arrestohet shkupjani, kërcënoi me pistoletë motrën e tij

242

Një 62-vjeçar nga Shkupi është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti ka kërcënuar me armë motrën e tij, përcjell TV21. Policia ka konfiskuar armën dhe municionet, edhe pse i moshuari kishte leje për të njëjtat.

“Me datë 24.02.2024, në ora 16:20 në zonën e Gazi Babës, punonjësit policorë të stacionit policor Gazi Babë kanë privuar nga liria T.T. (62) nga Shkupi për shkak se i njëjti në shtëpi, me pistoletë ka kërcënuar motrën e tij 63 vjeçare. Nga ai është marrë një pistoletë “Zastava e kuqe m-70” e kalibrit 7.65 mm, një karikator për pistoletë me 8 fishekë kalibër 7.65 mm dhe leja për armëmbajtje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv

Comments are closed.