“Këtë javë shumë gjëra do të jenë më të qarta”, Mickoski: Do të flas me njerëzit në VLEN

I pyetur se kur do të bëhen të ditur emrat e posteve që do të zëvendësojnë kuadrot e ASH-Taravarit dhe nëse zëvendëskryeministri Arben Fetai do të mbetet në funksionin e tij, kryeministri Hristijan Mickoski pa saktësuar, tha se shumë gjëra do të bëhen të qarta këtë javë, përcjell TV21. Mickoski tha se do të takohet me përfaqësuesit e VLEN për të programin e të ardhmes së qeverisë dhe koalicionit.

“Politika reale është çështje e mundësisë. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm për këtë. Këtë javë shumë gjëra do të jenë më të qarta. Por një gjë është e qartë, që në më pak se 5 muaj nga fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale, do të definohen dy blloqe. Blloku i krimit dhe i së kaluarës dhe blloku i të ardhmes dhe prosperitetit të Maqedonisë, për fat të keq, do ta përsëris, Arben Taravari vendosi t’i bashkëngjitet bllokut të parë, bllokun me lista të zeza, me lista të sanksioneve të politikanëve kriminelë. Këtë javë do të jenë shumë gjëra më të qarta. Unë pres që të takohem me njerëzit që janë në VLEN dhe të flasim për ardhmërinë e qeverisë, koalicionit me një program të qartë deri në zgjedhjet lokale dhe më pas, kështu që shumë punë do të dihen këtë javë”, tha mes tjerash Mickoski.