Ndryshimi që nuk erdhi!
Që prej dy vitesh dega e VMRO-së që zhvillon aktivitet politik në vendbanimet shqiptare me emrit e sajuar VREDI, asesi nuk arriti ta mbaj fjalën e dhënë për ndryshimin e madh që do të ndodhte me ta kur të vinin në pushtet.
Dhe në vend të ndryshimit këto rrangalla të ndryshkura politike ngelën në vendnumëro, pasi shefi i tyre Micko ndali rrugën e eurointegrimeve me refuzimin e ndryshimeve kushtetuese, për shkak të dyshimit të kushteve bullgare se ata nuk do të ndalen me kaq.
Në lidhje me atë se kush është më patriot apo kush ka bërë më shumë për shqiptarët DUI apo VREDI, mund të kontatojmë se të gjitha subjektet politikë shqiptare kanë deshtuar në barazinë dhe në statusin politik të shqiptarëve, ku prej tri dekadash shqiptarët vazhdojnë të trajtohen si pakicë e papërfillshme.
Dje, njëri nga eksponentët e VREDI-t si kandidat për kreun e saj Bilal Kasami, u shpreh se nuk do të ketë aleancë mes vredistëve dhe integristëve derisa në krye të saj qëndron Ali Ahmeti!
Po mirë z.Bili çfarë jeni ndryshe ju nga Aliu i DUI-t kur ju vredistët i qëndroni gatitu Mickos?
Atdhetarizëm të duket ty të mos e mbash premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet lojale ndaj despotit Micko që mbani në qeverinë e koalicionit, pasi thatë se do t’i bëni brenda gjashtë muajve, ndërsa u bënë 1 vit e gjysmë dhe ato nuk duken gjëkundi!
Pa dashur të bëj avokatin e Aliut, pasi dihet qëndrimi im ndaj tij dhe DUI-t ne dhjetë vitet e fundit në shtypin shqiptar, çfarë ndryshime bëtë juve që Ali Ahmeti nuk i bëri?
Ku ndryshoni ju nga Ali Ahmeti veç babëzitjes për pushtet dhe nënshtrimit, për hir të këtij pushteti.
Premtimi dhe zotimi juaj për shlyerjen e 20% ishte genjeshtra e radhës së ndryshimit që do të ndodhte me ardhjen e VREDI-t në pushtet!
Ndaj, mos u krekosni se keni sjell ndryshimin pasi 20% ngeli aty ku ishte dhe se lëvizja juaj xhonturke nuk ka këllqe për ta hequr nga kushtetuta atë perdhosje të identitetit tonë gjuhësor.
Prandaj o Bili, nuk na hedh dot me fjalë të bukura, por duhen aksione dhe vepra konkrete!
Medai Shaholli

