Haradinaj: Ftesa e Trumpit në “Bordin e Paqes” afirmon Kosovën si faktor paqeje

180

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur ftesën e presidentit amerikan Donald Trump në adresë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për t’iubashkuar “Bordit të Paqes”.

Ai në një postim në Facebook shkruan se pjesëmarrja e vendit tonë në një iniciativë të tillë përforcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal.

“ Është lajm i mirë ftesa e Presidentit Trump drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, veçanërisht në këto kohë tejet kritike për sigurinë globale. Pjesëmarrja e Kosovës dhe e Shqipërisë në Bordin e Paqes, si pjesëtare të një strukture ku marrin pjesë liderët e botës demokratike në përpjekje për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump, është një dritare shprese për ne”.

“Kjo pjesëmarrje përforcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global dhe krijon mundësi konkrete për riforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e sigurisë, shtetndërtimit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës. Rikthimi i Kosovës si një partner i besueshëm dhe serioz i Shteteve të Bashkuara është jetik jo vetëm për garantimin e sigurisë kombëtare, por edhe për avancimin e interesave tona shtetërore, përfshirë integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit”, shkruan Haradinaj, njofton Klankosova.tv

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pranuar ftesën nga homologu i saj amerikan, Donanld Trump për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” për Gazën.

Comments