Fifi “në hall”: “Kush më ka bërë magji”? – Ja çfarë po ndodh me këngëtaren!
Me një qasje plot humor dhe spontanitet, Fifi ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet e ditëve të fundit para një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së saj.
Në një video të publikuar në Tik-Tok, artistja shihet, duke ironizuar me veten dhe energjinë e madhe që po përjeton gjatë përgatitjeve, duke pyetur me shaka: “Kush m’ka bo magji, kush m’ka fry, a thu kush”?
Kjo deklaratë e saj është pjesë e humorit dhe atmosferës së ngarkuar emocionale që e shoqëron në prag të koncertit të madh, ku çdo detaj po finalizohet me kujdes.
Koncerti i shumëpritur i Fifit do të mbahet, më 25 prill në Pallatin e Kongreseve, ku pritet një mbrëmje e mbushur me muzikë dhe emocione për mijëra fansa.
Në mes të pritjes së madhe, artistja lë të kuptohet se surpriza të tjera mund të jenë pjesë e mbrëmjes, duke e bërë edhe më intriguese atmosferën para ngjarjes së madhe.


Comments are closed.