Policia zbulon laborator dro*ge gjatë aksionit në Pejë

94

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se operacioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjitha njësive relevante policore, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda.

“Në një fshat të komunës së Pejës është zbuluar një sasi e konsiderueshme narkotikësh. Përveç drogës, autoritetet kanë gjetur edhe një laborator për prodhimin e substancave narkotike.

Në këtë rast pritet të ketë edhe arrestime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë Njësiti Antidrogë i Policisë së Pejës dhe njësitë tjera relevante.

Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, ka thënë Nikçi./IndeksOnline/

Comments