Rrëzohet një lis në Prishtinë, dëmtohen dy vetura që ishin afër

114

Dy vetura janë dëmtuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, pas rrëzimit të një lisi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Teatrit të qytetit, ku sipas dëshmitarëve pema është rrëzuar dhe ka rënë mbi automjetet që ishin afër.

Si pasojë e incidentit, dy veturat kanë pësuar dëmtime materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Comments