
Paralajmërimi për hyrjen Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit në Qeveri të Maqedonisë ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet, por kryesisht positive nga që me këtë rritet shumica parlamentare dhe stabilizohet qeveria reformuese.
Këtë hap e kanë mirëpritur edhe LSDM dhe BDI, ndërsa pozitivitet ka shfaqur edhe komuniteti ndërkombëtar për arsye të rritjes së përkrahes për reformat.
PDSH e Menduh Thaçit është nënshkruese e Marrëveshjes së Przhinos, përkrahëse e reformave sistemore, marrëveshjes me Bulgarinë si dhe kërkon zgjidhjen e çështjes së emrit, që janë të gjitha gjëra që përkrahen edhe nga komuniteti ndërkombëtar, prandaj dhe është e natyshme që PDSH të përkrah dhe pse jo të bëhët edhe pjesë e qeverisë reformuese.
Po që se ndodh ky hap, kjo do të paraqes rikthim të fuqishëm në skenën politike të Menduh Thaçit dhe PDSH ndërsa rrezikon drejtpërdrejt pozitat e Ziadin Selës dhe LR PDSH sepse në këtë mënyrë, mund të ndodh që shumica e anëtarëve dhe aktivistëve të Selës të kthehen tek partia amë, PDSH.
Shtuar kësaj edhe dilemat nëse Ziadin Sela do të vazhdojë të mbetet pjesë e shumicës parlamentare, nëse aty bën pjesë dhe ish lideri i tij Menduh Thaçi për arsye se këtë opcion, Sela e kishte refuzuar kategorikisht më herët, atëherë aktivstët partiak mund të reagojnë fuqishëm në braktisje të Selës.
Ziadin Sela, lider i ASH, akoma nuk është prononcuar rreth përfshirjes së ish liderit të tij Menduh Thaçi në qeverinë reformuese.
Ditë më parë, Zoran Zaev, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, paralajmëroi që shumica parlamentare do të shtohet duke ftuar PDSH e Menduh Thaçit të bëhet pjesë e Qeverisë.


Comments are closed.