A mund t’u besojmë kryeministrave maqedonas?!

285
fresco

Image result for Zaev  gruevski
Të gjithë kryeministrat në Maqedoni që gjithësesi kanë qenë ekskluzivisht maqedonas, kanë qenë shumë “qytetarë” përpara se të marrin pushtetin, kanë treguar gatishmëri bashkëpunimi me shqiptarët, por me të marrë pushtetin ata kanë ndryshuar rrënjësisht transmeton Faktiditor.Ndryshimi i tyre është aq i dukshëm sa kanë përfunduar me fjalor shumë të ashpër, nacionalist dhe madje madje edhe hakmarrës dhe diskriminues ndaj shqiptarëve.
Më 11 dhjetor kemi sërish zgjedhje ndërsa kemi poashtu të njëjtat parti të mëdha maqedonase që pretendojnë pushtetin.është Gruevski që tashmë i dijmë politikate tij dhe Zaev i pakonsumuar akoma që tregohet më i moderuar, me një koncept ndryshe, ose qytetarë.Por në Kongresin e fundit të kësaj partie ai u pa me ish kreun Qeverisë Branko Cërvenkovski që i përkasin të njëjtës parti dhe kjo ka hedhur hije dyshimi kur dihen politikat e këtij të fundit ndaj shqiptarëve .Pyetja është a mund ti besohet Zoran Zaevit, të paktën jo tani, por pasi të merr eventualisht pushtetin ?.A ekzistojnë rezervat për të, aq më tepër kur ai përvec maqedonasve kërkon të futet edhe në terrenin e votës shqiptare! .Kur shqiptarët kanë aq shumë subjekte politike, a ia vlen që vota e tyre të shkojë për një lider ose parti maqedonase ? Në 25 vite të demokracisë përse maqedonasit nuk kanë treguar fleksibilitet, tolerancë dhe politikë për tua dhënë të drejtat që u takojnë shqiptarëve por gjithnjë i kanë konsideruar si qytetarë të rendit të dytë?A jane vetem deklarative  keto qendrime ndersa a ekziston akoma vetem qellimi per te marre pushtetin dhe me pas te jene te njejtat politika per t’i nenshtruar edhe me tej shqiptaret dhe te drejtat e tyre qe i kerkojne gati tre decenie./Faktiditor/.

Comments