Shevchenko: I lumtur për fitoren. Kosova, ekip me potencial

201
fresco
midle

1bbcf5fc000005dc-3449090-image-a-23_1455616850102

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko u shfaq i lumtur pas përfundimit të ndeshjes me Kosovën, duke qenë se ishte fitorja e parë për skuadrën në grupin I. Ja çfare deklaroi ish-lojtari për mikrofonin e SuperSport.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pas dy barazimeve meritonim më tepër. Ishte shumë e rëndësishme për ne të ishim në pozicionin e duhur pasi ky është një grup shumë i vështirë. U munduam ta kontrollonim lojën, në pjesën e parë e patëm disi të vështirë, pastaj në të dytën i shënuam dy gola. Mendoj se cdo skuadër e grupit do të ketë probleme me Kosovën. E pashë potencialin e kësaj skuadre dhe ka lojtarë me kualitet, e rëndësishme është të japin zemrën për skuadrën”- përfundoi Shevchenko.

 

Comments