Alarm në Hasanbeg, ndërpriten ndihmat humanitare

485
13895409_882034191929175_4229431768859714623_n_1

Shtabi i Emergjencës në lagjen Hasanbeg, i informon të gjitha organizatat joqeveritare, institucionet dhe bamirësit se prej sot do ta ndalë aktivitetin e saj për pranimin e ndihmave, transmeton Zhurnal.mk

Sipas tyre nga dita e sotme, ky trup do ta orientojë veprimtarinë e tij në aktivitete për tejkalimin e problemeve dhe për të menaxhuar situatën aktuale të shkaktuar pas vërshimeve.

Shtabi i Emergjencës ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me organizatat humanitare “Kalliri i mirësisë” dhe “El – Hilal” , të cilat nga dita e parë kanë qenë prezent në terren dhe të cilat akoma vazhdojnë me sukses të ballafaqohen me krizën humanitare.

Andaj, me qëllim që të eliminohet dorëzimi i dyfishtë i ndihmave në vende të njëjta, u sugjerojmë të gjithë bamirësve dhe organizatave tjera humanitare, të cilat gjithashtu japin kontributin e tyre në këtë situatë të vështirë, të koordinohen me organizatat e lartpërmendura, të cilat edhe kanë zyrat e tyre në Hasanbeg.

Anëtarët e deritashëm të Shtabit Emergjent pranë Shkollës Fillore “25 Maji” me sugjerimet logjistike do të vazhdojnë të jenë në shërbim të të gjithë atyre që do të shprehin dëshirë të bëjnë dorëzimin e ndihmave humanitare në lagjen Hasanbeg, sepse ndihmat ende janë më se të nevojshme.
Ali Sadiku – Shef i Shtabit të Emergjencës në Hasanbeg.

Comments