Ambasada e Gjermanisë shpreh keqardhje për viktimat në Maqedoni
Ambasada gjermane në Maqedoni sot ka shprehur keqardhje për viktimat e përmbytjeve në Maqedoni.
“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë shpreh keqardhje të thellë për viktimat nga moti i ligë. Mendjet tona dhe keqardhjet tona janë me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Ngushëllime për të vdekurit dhe të plagosur kanë shprehur Ambasada greke në Maqedoni, ambasadorët e SHBA, Britania e Madhe dhe Holanda, Jess Bailey, Charles Garrett dhe Wouter Plomp, euroambasadori Aivo Orav, komisioneri i zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, dhe Bashkimi Evropian.
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të Maqedonis, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë ende raportohen si të zhdukur.