Arratiset shqiptari nga burgu i Greqisë

296
fresco

Një arratisje u shënua sot në mëngjes nga Burgu Bujqësor Tirintha në qarkun Argolida në Greqi.

midle

Siç raporton media greke “argotikeseidhseis”, një 35-vjeçar shqiptar u arratis nga burgu në këmbë në drejtim të paditur pasi ia arriti t’i shmangte rojet.

Të burgosurit në Burgun Bujqësor Tirintha kanë mundësinë të punojnë si bujq në fermat e burgut për të ulur dënimin e tyre.

Nga çasti që arratisja u bë e ditur, policia filloi kërkimet për lokalizimin e 35-vjeçarit.

Comments