Asani: Ndaj Shkëndijës shpresojmë të mos gabojmë

473
Jasir Asani

Jasir Asani ishte njeriu që vendosi ndeshjen e fundit mes Vardarit dhe Shkëndijës. Falë golit të tij në ndeshjen e 24 prillit të këtij viti Vardari kishte mundur Shkëndijën minimalisht 1:0, fitore kjo që në fund rezultoi si vendimtare për t’iu gëzuar më pas titullit kampion.

Asani beson se Vardari të dielën ndaj Shkëndijës nuk do të gabojë, njëjtë sikurse edhe ndaj Shkupit kur në Strumicë barazoi 1:1.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat më të mira në Maqedoni. Ne si në çdo ndeshje, ashtu edhe në këtë ndeshje kundër Skëndijës do të luajmë për fitore. Neve nuk na lejohet që të bëjmë edhe një gabim tjetër, pas atij me Shkupin. Besojmë se kësaj rradhe do kemi më shumë fat dhe se në fund do dalim fitues. Mendoj se ajo skuadër që do ti realizojë rastet më së miri në fund edhe do ti gëzohet tre pikëshit” – tha Jasir Asani për portalin “antpress.mk”.

Ndeshja Vardari – Shkëndija zhvillohet të dielën në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 17:30.

Comments