Audi RS6 sportiv me klasë e ngjyrë të bardhë [foto]
![Audi RS6 sportiv me klasë e ngjyrë të bardhë [foto] Audi RS6 sportiv me klasë e ngjyrë të bardhë [foto]](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2016/09/633x347/audi_1474066560-1178475.jpg)
Audi Forum Neckarsulm në Gjermani është duke ekspozuar modelin e modifikuar Audi RS6 Avant Performance.
Për modifikimin e këtij modeli është përkujdesur kompania e njohur Audi Exclusive.
Ky karavan sportiv vjen me eksterier me ngjyrë të bardhë mat e me disa elemente nga fibra të karbonit si dhe me rrotat nga alumini me diametër prej 21-inç, transmeton Koha.net. Po ashtu vjen edhe me interier prej lëkure Alcantara me ngjyrë të kafenjtë Cognac e me disa elemente me ngjyrë të zezë.
Audi RS6 Avant Performance, i cili peshon 2025 kilogramë, posedon motorin me kapacitet prej 605 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3,7 sekonda.





