Bekteshi: Njoftimet për shkarkimin e punëtorëve janë shantazhe dhe përhapje paniku

396

Ankesat e hotelierëve dhe biznesmenëve nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla për qeverinë përbëjnë përhapje paniku dhe shantazh klasik. Kështu i komentoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ankesat e një pjese të sektorit të biznesit në vend për masat ekonomike të ofruara nga qeveria. Bekteshi mohon se ka një numër të madh të punëtorëve të larguar nga puna, pasi janë bërë analiza paushalle, dhe nuk e përjashton mundësinë që pas kësaj të ketë politikë nga biznesmenët.

Ministri Bekteshi pretendon se masa e pagesës së pagës minimale për sektorin privat me para nga arka e shtetit, ishte pikërisht një kërkesë nga të gjitha odat ekonomike. Por, Oda e hotelierisë dhe turizmit dje njoftoi se mijëra objekte hotelierike nuk do të përdorin masat e Qeverisë, me shpjegimin se ato janë të pamjaftueshme dhe selektive dhe me to ato, vetëm se do të zhyten në huazime shtesë.

Ne këtu nga sektori i hotelierisë, nga të gjitha qytetet duam ta bëjmë të ditur se jemi të vetëdijshëm se nuk do të marrim masa më të mira. Prandaj duam ta informojmë Qeverinë se sektori i hotelierisë, përkatësisht subjektet që ne përfaqësojmë nuk do të përdorin masat e shpallura, dhe se ata mund t’i drejtojnë fondet drejtpërdrejt për të gjithë ata që humbasin punën e tyre, ose në sektorë ku mendojnë se do të arrijnë efektin – tha Martin Angelovski, ODA Hotelierike-Turistike e Maqedonisë.

Qeveria për të shpëtuar ekonominë ofroi kredi pa interes dhe subvencionoi pagën minimale për çdo kompani të prekur nga kriza. Hotelierët kanë paralajmëruar se aktualisht rreth 60 përqind e stafit të punës në sektorin e hotelierisë, janë çlajmëruar dhe nuk ka të ardhura mujore. Përllogaritjet e tyre janë se rreth 15,000 njerëz humbën punën e tyre në industrinë e hotelierisë. Dhe shumica e sektorëve që ofrojnë shërbime për qytetarët vështirë ose nuk funksionojnë fare. Por, përveç bizneseve të vogla, për shkak të punëtorëve të infektuar, disa fabrika në zonat industriale në të gjithë vendin kanë mbyllur derën dhe disa mijëra punonjës tani janë në shtëpi.

Comments