Tahiri: Raporti i DASH dhe Freedom House i dhanë një goditje jashtëzakonisht të madhe imazhit tonë ndërkombëtar

142

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ai i Freedom House, i kanë dhënë një goditje të madhe imazhit të Kosovës në botë, raporton Express.

Ai ka kërkuar që sa më parë të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje.

“Këto dy raporte i kanë dhënë një goditje jashtëzakonisht të madhe imazhit tonë ndërkombëtar. Ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsensusin, ta shpërndajmë Kuvendin dhe ta çojmë vendin në zgjedhje, t’I japim vendit një qeveri që e nxjerr në radhë të parë nga sanksionet dhe i jep një perspektivë vendit tonë”, tha Tahiri.

Tahiri përmendi ministrat që janë nën hetime, derisa tha se s’ka pasur ndonjëherë rezistencë më të madhe në Kuvendin e Kosovës për themelimin e komisioneve hetimore.

“…1/3 e ministrave të kësaj qeverie janë nën hetime për afëra korruptive, pra 1/3 apo pesë ministra të kësaj qeverie dhe një zëvendëskryeministre dhe një zëvendësministre, të dënuara nga kapitulli i veprave për korrupsion….Asnjëherë nuk ka pas rezistencë më të madhe në Kuvendin e Kosovës për të themeluar komisionet hetimore për aferat korruptive. Asnjëherë nuk ka pas në Kuvend të Kosovës që i mbron me aq zell ministrat dhe zëvendësministrat e korruptuar”, deklaroi Tahiri.

Comments