Bin e Bir Sulltanët e Shqipërisë – largojnë bustin e Gjergj Kastriotit në Kukës- MASAKER!!!

313

THIRRJE!
Atdhetarë, ‘Foleja Kombëtare e Shqiponjave’ – gjithë Populli Shqiptar tek të cilët ende në dejet e tyre vlon gjak i kuq i kristaltë shqiptar; Njoftojmë:

Në dt. 24 korrik 2017 do të shkojmë në Prizren të heqim emërtimin e Kazermës Ushtarake, Sultan Murat Kislasi Prizren (Kazerma Ushtarake e Sulltan Muratit në Prizren) dhe më pas do të shkojmë në Kukës të lirojmë bustin e Gjergj Kastriotit, i cili u hoq dhe mbahet i burgosur në depot e “hashashit”.

Busti i Gjergj Kastriotit u vendos në Kukësin e Vjetër, më 28 nëntor 1937 dhe do të ripërurohet me rastin e 80 vjetorit të këtij busti origjinal të realizuar nga skulptori i shquar, Odise Paskali, më 28 nëntor 2017 në Kukës.

Sulltani i Aeroportit të Kukësit i mbeshtetur nga politikan-sahan-lëpirsat tanë e urrejnë Gjergj Kastriotin, prandaj e hoqën bustin e Heroit Kombëtar në Kukës.

Shqipe: – Ne nuk duhet të heshtim – Shqiptarë kudo që ndodheni, Vllezër Shqiptarë të Kosovës-martire – Dardanë sot më shumë se kurrë duam mbështetjen tuaj!

Comments