Çertifikatat e lindjes po jepen pa figuruar shtetësia e Maqedonisë së Veriut

408

Në portalin Plusinfo.mk dje është dhënë një lajm se njësitë rajonale të drejtësisë, gjegjësisht Drejtoria për udhëheqjen e librave amë ka lëshuar çertifikata të lindjes ku në grafën për shtetësinë nuk ka asgjë të shkruar, vetëm disa viza,.
Kjo është alarmuar nga disa qytetarë, që kanë dërguar fotot nëpër redaksitë e portaleve dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton INA.
Por nga ana tjetër, siç mësohet, çertifikata e tilla lëshohen për personat që nuk kanë shtetësi (apatrid) dhe që i nxjerrin ato për çështje të rregullimit të dokumenteve personale. Me marrëveshjen me Greqinë, emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut apo shtetësia maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të figurojë edhe në dokumentet e qytetarëve.

Comments