Del dokumenti, shifra e vërtetë e infeksioneve në Kinë mund të jetë 640 mijë

493

Disa të dhëna të dala së fundmi në media, tregojnë se në Kinë mund të jetë regjistruar disa qindra mijëra infeksione koronavirusi më shumë sesa shifra e publikuar zyrtare.

Vendi ka raportuar 82,933 reste me Covid-19, por sipas teorive të mbështetura nga një universitet kinez, vendi mund të ketë pasur rreth 640,000 raste infeksioni.

Të dhënat e raportuara nga rrjeti “100 Reporters”, mbulojnë se të paktën 230 qytete regjistruan 640,000 rritje të shifrës së koronavirusit nga shkurti deri në prill.

Të dhënat e dala nga universiteti kombëtar i mbrojtjes në qytetin Changsha, sugjerojnë se në Kinë mund të ketë pasur në fakt 640,000 raste infektimi, nëse çdo rritje e numrit ka të bëjë me një infeksion të ri.

Muajin e kaluar SHBA tha se Kina po fshehte numrin e vërtetë të qytetarëve të vrarë nga virusi, ashtu si dhe të infektuarit.

Kur presidenti Donald Trump u pyet për numrin e vdekjevve në SHBA, ai komentoi: “A mendoni se merrni shifra të ndershme nga ndonjë vend? A i besoni vërtet shifrat e marra nga vendi i madh i quajtur Kinë? Askush nuk i beson ato. Ne i raportojmë mirë, po raportojmë çdo vdekje, por jo vendet e tjera”.

Dje Trump tha se nuk i interesonte të fliste me presidentin kinez Xi Jinping dhe kërcënoi se do të ndërpriste lidhjet me Kinën.

Comments