Dimitrov e porositi Daçiqin: Në rajon bashkë rritemi dhe bashkë rrëzohemi

445
fresco

Daciq – KoxiasDaçiq: Serbia ka gabuar që e ka njohur emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë
Dimitrov – KurcKurc deri te Dimitrovi: Austria e përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE-së
Nikolla DimitrovShefi i diplomacisë së Maqedonisë, Dimitrov do të vizitojë Austrinë, takim me homologun Kurc
dimitrovDimitrov: Ballkani ka nevojë për diplomaci të targetuar dhe vëmendje më të madhe
Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, shprehi keqardhje për shkak të deklaratës së ministrit serb për punë të jashtme Ivica Daçiq, se Beogradi ka bërë gabim që e ka pranuar Maqedoninë me emrin kushtetues.

midle

“ Më vjen keq për deklaratën e Daçiqit. Me Serbinë ishim bashkë në një shtet federal, si Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë dhe ndanim shumë gjëra. Jam i bindur se që të dy popujt preferojnë që të kemi marrëdhënie të bazuara në respekt, mirëkuptim dhe frymë evropiane. Kjo është e mirë jo vetëm për Maqedoninë dhe seebinë, por edhe për tërë rajonin. Të mos harrojmë në rajon së bashku rritemi dhe rrëzohemi”- reagoi ministri Dimitrov.

Daçiq pas takimit në Athinë me kolegun e tij grek Nikos Kocias, tha se Serbia nuk ka vepruar drejt ndaj Greqisë me atë që para 20 viteve kur e pranoi Maqedoninë.

Kjo nuk është hera e parë që Daçiq të jep deklaratë të tillë në lidhje me Maqedoninë. Ai në intervistën e fundvitit për agjensionin “Beta” patë deklaruar se “kanë qenë budalla” që e kanë pranuar Maqedoninë.

Comments