Diplomati amerikan Hojt Ji takohet me kryediplomatin maqedonas

152

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në forumin “Bashkëpunimi dhe siguria Adriatik-Mesdhe në Evropën Juglindore” në Dubrovnik, është takuar me diplomatin amerikan Hojt Brajan Ju. Në takim është potencuar mbështetja e SHBA-së për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, njofton MPJ.

Siç theksohet në kumtesën e MPJ-së, Ji, i cili ishte mes panelistëve të forumit, ka –potencuar se momenti më i errët i Ballkanit për këtë vit ka qenë 27 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa lajmi më i mirë në gjithë rajonin formimi i Qeverisë së re reformatore.

Në panel deiskutimin kushtuar paqes, sigurisë dhe stabilitetit, ministri Dimitrov ka potencuar se Ballkani patjetër duhet të rritet dhe atë shpejtë, para se gjenerata e re në tërësi të ngre duart dhe të shkojë vetë në Evropë. /SHENJA/

Comments