Drejtorët dhe sekretarët shtetërorë, përmes konkursit
Propozim ligji i ri për zgjedhjen e drejtuesve të Institucioneve dhe sekretarëve shtetëror nëpërmjet një komisioni parlamentar nxiti debat mes ministrit të administratës Damjan Mançevski dhe ekspertëve. Mançevski mendon se me këtë Ligj zgjedhja do të jetë më transparente, ndërsa administrata më efikase.
Do të thotë profesionalizim i këtyre vendeve të drejtorëve, qytetarët do të jenë të sigurt se kushdo që të zgjidhet si drejtor ose sekretar shtetëror do të ketë përvojë të mjaftueshme profesionale por edhe përvojë të menaxhimit dhe integritet personale ta kryej funksionon”-tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës.
Sipas profesorëve Borçe Davitkovski dhe Ana Pavllova Daneva, propozim ligji vjen në kohë të gabuar dhe mundëson përzierjen e pushtetit legjislativ në atë ekzekutiv.
Fillimisht nuk është edhe koha të sillet ligj reformues, gjithmonë ligjet reformuese sillen në fillim të mandatit dhe jo në fund të mandatit. I propozoj ministrit ta tërheq ligjin. Ideja është e mirë, por operacioni është i keq. Nëse dëshiron do ti ndihmojmë ta rregullojë”-pohoi Borçe Davitkovski, profesor universitar.
Të presim nga ky IPA projekt i BE-së të dalin rezultatet dhe të tregojnë se këto organe duhet të shuhen, cilat organe duhet të riorganizohen, këtu duhet të bëhet i ri, e më pas të bëni organ të këtillë kyç, për të cilin personalisht mendoj se është i panevojshëm”-tha Ana Pavllova Daneva, profesoreshë universitare.
Eksperti Havier Sistermas nga Misioni “Sigma” dhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së Frik Jan Mat thonë se ligji është mirë të miratohet, pasi në sistemin e shtetit ka shumë hapësirë për politizim të shërbimeve të administratës publike.
Ky projekt nuk duhet të shihet si projekt i një partie ose grupi. Ky promovon një sistem që është shumë i pavarur nga partia që ndodhet në pushtet në cilindo sistem. Do ti sjellë vendit përfitime në afat të mesëm dhe të gjatë, për cilindo që do të jetë në pushtet”-pohoi Havier Sistermas, Sigma.
Kemi situatë të paqartë lidhur me punësimin në këto pozita të larta udhëheqëse. Nuk ka qasje sistemore, nuk ka transparencë, në shumë raste nuk ka konkurse të hapura. Kështu që kjo është diçka që është kyçur në këtë ligj dhe është hap i rëndësishëm në de-politizimin e administratës, bazuar në merita dhe transparencë më të madhe”-theksoi Frik Jan Mat, përfaqësues i BE-së.
Me propozim ligjin e për shërbime të larta udhëheqëse, parashikohet që Kuvendi të formojë një komision me 11 anëtarë. Katër do të jenë përfaqësues politik, të tjerët nga sfera të ndryshme. Për çdo pozitë udhëheqëse të institucioneve, komision do ti propozojë Qeverisë tre kandidatët më të mirë, ndërsa Qeveria ose Ministri të zgjedhin se cilin do ta emërojnë në pozitën udhëheqëse.
Mefail Ismaili


Comments are closed.