Dua Lipa me poza atraktive nga New Yorku[Foto]
Ajo bëri histori duke u nominuar për herë të parë në dy kategori për çmimet “Grammy 2019”.
Dhe artistja shqiptare, Dua Lipa, bëri që edhe njëherë e gjithë vëmendje të kthehet nga ajo, duke iu referuar këtij suksesi.
Për momentin, Dua ndodhet bashkë me të atin e saj në New York, për shkak të eventeve në të cilat po merr pjesë atje.
Ajo duket mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtë blu, mbuluar me një xhaketë pellushi bardhë e zi.
Syzet e kuqe janë detaji që përsosin stilin e saj, për çka edhe artistja shqiptare është e njohur.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Dua konkurron për dy çmime në “Grammy Awards 2018”, atë të “Këngës më të mirë ritmike” dhe “Artisten e re më të mirë”, në po të njëjtën kategori që është nominuar edhe shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha. /Telegrafi/