E Majta: Qytetarët nuk kanë arsye për të festuar (Video)
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë arsye për ta festuar 25 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, vlerësuan sot përmes një pres konference nga partia E Majta, transmeton TetovaSot.
“Në vend se të mbushur me optimizëm dhe ndjenja pozitive për ta shënuar 25 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, shumica e qytetarëve nuk kanë arsye për festë”, vlerësuan nga e Majta.