Edhe sot nuk u zgjodh anëtari i pestë i ad hok trupit

280

10-6094-

Tentimi i tretë për kompletimin e ad hok trupit që duhet të vijoje me vëzhgimin e medieve në periudhën parazgjedhore. Afati ligjor për zgjedhjen e anëtarit të pestë, i cili sipas marrëveshjes nga 20 korriku duhet që të jetë shqiptar u  shty të mërkurën, transmeton TetovaSot.

Para takimit të sotëm një pjesë e anëtarëve të ad hok komisionit ishin optimist se është e mundshme arritja e konsensusit për anëtarin e pestë për trupin e përkohshëm për medie. Por ashtu si theksuan në takim, aksenti do të vendoset në metodologjinë për punë të këtij trupi. Sipas Cvetin Cilimanov bëhet fjalë për një metodologji rigide, e cila ashtu si tha, në mënyrë dramatike do ta kufizoje lirinë e medieve.

Sipas informacioneve jo zyrtare, keqkuptimet kryesore kanë qenë rreth asaj se si anëtar i pestë të zgjidhet Sefer Tahiri ose Daut Dauti. Për njërin grup të anëtarëve, Dauti nuk ka qenë i pranueshëm, pasi që ka qenë anëtar i Komisionit për Lustracion, ndërsa për tjerët nuk ka qenë i pranueshëm Tahiri, pasi që ka marr pjesë në ngjarjet partiake.

Pas akuzave të ndërsjella dhe ofendimeve në rrjetet sociale, Dauti komentoi se ai dhe Tahiri janë shndërruar në dëm kolateral.

Në një bisedë telefonike për Kanal 5 ai theksoi se sipas tij, ka qenë degjutative që dikush që është zgjedhur nga partia të kontestoje të tjerët si të tillë dhe të kërkoje profesionalizëm edhe pse ai nuk është zgjedhur si profesionist. Sefer Tahiri vlerëson se disa kompromise paraprake kanë sjell deri tek zgjedhjet e përkohshme si është ad hok trupi.

Comments