Evgjeni Thaçi i reagon Vjosa Osmanit: Nuk e përmende fare UÇK-në, sa e vogël je

438

Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj mohoi sakrificën e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Sipas deputetes së PDK-së, e cila është dhe mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, ky veprim i Kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë.

”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave qe dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, shkruan Evgjeni Thaçi. /Lajmi.net/

Comments