Fetai në “360 Shkallë”: PSP do ti shtypë kriminelët në murin e Drejtësisë

Prokurorja Speciale Fatime Fetai ne emisionin “ 360 Shkallë” , që emetohet në Tv Alsat-M , ka deklaruar se drejtësia në Maqedoni në fund do të fitoj. Ajo gjithashtu ka theksuar se PSP në krze me Janevën është institucioni i cili kriminelët do ti shtypë në murin e drejtësisë.
“Drejtësia do të fitojë. Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën është institucioni i cili krimin dhe kriminelët do t’i shtypë deri në murin e drejtësisë. Dëshira e qytetarëve do të bëhet reale dhe ajo do të ndodhë shumë shpejtë. Keni parasysh, muri nuk është hekur. Është rëndë mbrojtja e të pambrojturës”, kështu ka deklaruar prokurorja speciale, Fatime Fetai.