I riu tetovar Ardian Bilalli që muajin e kaluar u pla gos në një dasmë në Reçicë të Tetovës, ka shkruar një porosi në rrjetin social facebook, duke ia dedikuar një mesazh babait të tij, Jusuf Bilalli, i cili drejtoi gishtin e fajësisë tek deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, si autor të kësaj të keqe. Ardiani vazhdon të jetë i shtrirë në spital për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa është rehabilituar plotësisht. “Bie, por ngrihem për ty babi. Je frymëzimi dhe krenaria ime. Je shoku më i mirë i jetës”, ka shkruar ndër të tjera Ardian Bilalli.



Comments are closed.