​Safete Hadërgjonaj ftohet nga Gjykata Speciale

1,485

Ish-deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj, është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim në cilësinë e dëshmitares.

Ajo do të intervistohet më 19 shtator.

Siç ka konfirmuar Hadërgjonaj, ajo do të intervistohet për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Hadëgjonaj ka deklaruar se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur funksion të rëndësishëm, por se ka dhënë kontributin e saj në shumë procese të asaj periudhe.

Comments are closed.