FOTO/ Aksident tek Libri Universitar në Tiranë
Nja aksident raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit tek Libri Universitar.
Një automjet luksoz Audi A6 është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.
Në fotot duket edhe ambulanca që ka transportuar të plagosurin në urgjencë.
Nuk dihet ende identiteti i tij, ndërsa nuk ende asnjë njoftim nga policia. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.